Vijojnë vonesat me procesin e numërimit në disa KZAZ të vendit.
Së fundmi është mësuar se Komisioni Zonal i Administrimit të Zgjedhjeve në Maliq ka ndërprerë procesin e numërimit.
Shkak për këtë është bërë një kërkesë e numëruesve, të cilët deklarojnë se janë të lodhur dhe duan që ta rifillojnë punën nesër.
Në këtë KZAZ ka 74 kuti në total dhe vetëm 36 prej tyre janë numëruar. (A2 Televizion)