“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për mungesën e Ramës në OKB: I anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për në SHBA

Nga A2 CNN
3 Tetor 2025, 14:05 | Politikë

“Ndoshta e priste FBI në aeroport”- Berisha për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se është i kapur nga kartelet e drogës.

Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat, ku vuri në dukje mos-pjesëmarrjen e Ramës në takimin e organizuar në OKB, teksa tha se atje ishte prezent edhe Presidenti i Iranit, ndërsa kryeministri ynë jo.

Berisha ngriti pikëpyetje të shumta lidhur me këtë mungesë, duke thënë se kishte dyshime se Ramën e priste FBI sapo të zbriste në aeroport, shkruan A2 CNN.

Ai shtoi gjithashtu se dinte vetëm një gjë të sigurt, që Rama i anuloi të gjitha përgatitjet që kishte bërë për takime në SHBA.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Tani unë e kam deklaruar këtu, që prej disa muajsh Ramaduro i ngërthyer nga kartelet e drogës, ka vetëm një temë, kulla, ndërtime, arkitektë. Kjo që bën ky, tregon korrupsionin e tmerrshëm të këtij sistemi që vendosi.

Të gjithë ata që kanë shkelur ligjin, në mënyrë absolute e kanë bërë kundrejt pagesës, e kanë bërë kundrejt pagesave të majme të zyrtarëve të kësaj administrate.

Ata vazhduan. Arben Maloku, e të tjerë siç janë, 4-5 vite më parë u kapën me pallate krejtësisht pa leje dhe Edi Rama mori vendimin që të ua legalizojë. Të ua shesë po atyre.

Kështu që këto nuk janë asgjë tjetër vetëm përpjekjet e një njeriu të dështuar dhe të korruptuar, për të mbuluar me zhurmë skandalet e tij të tmerrshme ndërkombëtare.

Mos harroni edhe njëherë. Në OKB ishte presidenti i Iranit, nuk shkoi do Edi Rama, nuk shkoi dot.

E priste FBI te dera e aeroportit apo nuk e priste, unë nuk e di.

I dhanë vizën apo nuk i dhanë vizën, këto nuk i di.

I anuluan ftesën për në pritjen e presidentit Trump apo nuk ia anuluan këto nuk i di. Por di që ky nuk shkoi dot dhe të gjitha përgatitjet që kishte bërë i anuloi.

Tani kërkon të tërheqë vëmendjen e qytetarëve me gjëra krejtësisht të tjera.

Pra një përpjekje thjeshtë për të tërhequr, për të deklaruar se Maliqin që ndërtova do ta kthej në ligj tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos