Sula paralajmëron padi në SPAK për Gardën: Do të përfundoni si minj, si ish-sigurimsat

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 09:58 | Politikë

 

Deputeti që i


I priu përballjes me Gardën në selinë e Kuvendit, Dashnor Sula paralajmëron një padi për Gardën në SPAK, e cila nuk lejon opozitën të hyjë në sallën e seancave.

Përpara derës së Kuvendit, Sula u shpreh se këta drejtues të Gardës që japin urdhra të paligjshme dhe nuk lejojnë opozitën të ushtrojë detyrën, do të përfundojnë si ish-sigurimsat e shtetit.

“Të hartojmë një akt-denoncimi ndaj shefit të Gardës që po pengojnë përmbushjen e detyrës së përfaqësuesve të popullit. Po shkelet ligji dhe të gjithë të drejtat e përfaqësuesve të shqiptarëve. Nuk do të rrijë Shqipëria këtu ku është. U rrëzua diktatura pas 45 vitesh dhe ikin si minj sigurimsat dhe ju ashtu do të përfundoni”, u shpreh Sula. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos