Përplasjet në hyrje të Kuvendit, salla e boshatisur nga deputetët, por mbushur me gardistë

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2023, 09:46 | Politikë

E nëse në dyert e Kuvendit nuk kanë munguar përplasjet mes deputetëve të opozitës dhe Gardës, ndryshe shfaqet panorama në ambientet e brendshme të tij.

Këtë herë, salla është bosh, por e rrethuar me një numër të madh efektivësh të Gardës, të cilët kanë rrethuar foltoren.

Ditën e sotme, ishte parashikuar miratimi i marrëveshjes për emigrantët me Italinë, por Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim padinë e deputetëve Berisha-Bardhi, duke pezulluar kështu ratifikimin në Kuvend, deri me daljen e një vendimi.

Ndërkohë, pritet të kalohen ndryshimet e rregullores së Kuvendit, nga ku parashikohet përjashtim deri në 60 ditë për deputetët që shkelin rregullat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos