Ish-prokurori i Durrësit, i shkarkuar nga vettingu, Arjan Ndoj, është zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike në Primaret e qarkut të Durrësit.
Burime për A2CNN bëjnë me dije se Ndoj ka shprehur ambicien për të qenë deputet në Durrës dhe pas filtrimit nga KOKOE që drejtohet nga Albana Vokshi emri i tij do të jetë në listë për t’u votuar në 1 mars.
Prokurori Arjan Ndoj u shkarkua nga KPK, pasi sipas këtij institucioni nuk ka justifikuar pasurinë dhe ka kontakte me personazhe të botës së krimit. Vendimi për të është dhënë në unison nga anëtarët e trupës gjykuese.
Ndoj u bë i njohur për publikun në dhjetor të vitit 2019 kur ndaj makinës së tij u qëllua me armë, ndërsa plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku. (A2 Televizion)