Pas dëgjesës publike, kryeministri Edi Rama ka diskutuar me deputetët socialistë me dyer të mbyllura për disa minuta. A2 CNN mëson se Rama u ka kërkuar deputetëve që te dalin të gjithë në fushatë, duke angazhuar çdo njeri, si brenda vendit ashtu edhe jashtë me emigrantët për të kërkuar dhe siguruar votën për PS më 11 maj. Gjithashtu ka kërkuar angazhim përsa i përket organizimit të Panairit në Athinë më 2 mars.
Ndërkohë kryeministri vijon të jetë në zyrën e kryeparlamentares së bashku me Ministrin e Drejtësisë.
Një ditë më parë në rubrikën “Sy m’sy” në Facebook, kryeministri vlerësoi patronazhistët socialistë dhe tha se ata janë më të fortë dhe më të angazhuar për zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë dëgjesës së sotme me rektorin e universitetit Bujqësor të Kamzës, Fatabardh Sallaku, kreu i qeverisë Rama mohoi që takimi ishte pjesë e strategjisë elektorale për të minuar hetimet. Ai theksoi se kërkon një drejtësi të pavarur dhe europiane. (A2 Televizion)