“Në BE në vitin 2030”, Rama: Jemi gati për hapin e fundit, proces sa teknik aq edhe politik

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 11:24 | Politikë

Në konferencën e ambasadorëve, kryeministri Edi Rama kërkoi nga trupi diplomatik edhe më shumë angazhim në integrimin e vendit në Bashkimin Europian, siç raporton A2 CNN.

Duke e konsideruar si një proces sa teknik aq edhe politik, kreu i qeverisë u shpreh i bindur se 2030 do ta gjejë vendin pjesë të unionit.

“Viti 2030 duhet të na gjejë në gatishmëri të plotë për t’u ulur në tryezën e Bashkimit Europian, si anëtarë të barabartë të familjes europiane. Kjo është detyra jonë. E dimë shumë mirë që ulja në atë tryezë është proces i përmbushjes të të gjitha kritereve, por edhe një proces vendimmarrje politike. Por, ato që na takojnë neve në aspektin politik apo teknik, është 100% e qartë. Ne duhet të jemi gati”, tha Rama.

“Stadi në të cilin gjendemi është plotësisht i favorshëm për të synuar hopin e madh përfundimtar dhe për ta vendosur më në fund flamurin tonë në oborrin e Bashkimit Europian” shtoi kryeministri. 

A2 Televizion

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos