Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:30 në qendrën e votimit në Kondraq ka qenë e lartë se në zgjedhjet e 14 majit 2023. Kështu u shpreh për A2 CNN kryetari i kësaj qendre votimi, sipas të cilit nga 580 votues të regjistruar në këtë qendër kanë votuar 70.
“Asnjë problematikë procesi ka nisur që në 7:00 të mëngjesit. Në 7:05 ishte votuesi i parë. Pjesëmarrja është mjaft e mirë. Jemi me një përqindje pak më të lartë se në zgjedhjet e rregullta të 14 majit 2023. Janë të regjistruar 580 votues, deri tani rreth 70 votues kanë ushtruar të drejtën e tyre”.
Sa i përket problemit të kartave ID të skaduara, ai tha se nga udhëzimet që ka marrë nuk do të lejohen të votojnë.
“Deri tani nuk ka patur votues me karat të skaduara udhëzimet që kemi marrë nuk votojmë deri sa të dalë një urdhër i ri. Nuk e ushtrojnë të drejtën e votimit qytetarët me karta të skaduara. Nuk na është dhënë ndonjë shpjegim. Besoj se duke mos qenë mjeti i identifikimit i rregullt është një arsye që votuesi të mos votojë. Nuk na ka ardhur një votues shekullor, por karta Id me afat skadence 2073”. (A2 Televizion)
