Në sytë e Bashkimit Europian, Rama me presidentin e Këshillit: Investimi në Zvërnec nuk do të ndalet

Nga Fjorela Beleshi
2 Qershor 2026, 16:14 | Politikë

Kryeministri Edi Rama doli së bashku me Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa për të folur për procesin e integrimit të Shqipërisë, por konferencën e zotëroi situata me investimin e pritshëm në Zvërnec.

Kryeministri Edi Rama deklaroi prerë se nuk ka kthim pas. Rama deklaroi se mirëpret hetimin e SPAK për çështjen e pronësisë në zonën ku është parashikuar investimi, por sipas tij, kjo nuk duhet të pengojë ecurinë e tij, shkruan A2CNN. 

Nëse ka apo jo impakt në procesin e integrimit ky moment, përgjigjen e dha presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa.

Rama: Sa të jem unë këtu, projekti nuk do të ndalet

Shefi i qeverisë e ka edhe faturën financiare, ndonëse përsërit pareshtur se ende nuk ka projekt.

Krahas reagimit qytetar edhe Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet. Sipas Ramës, çështja lidhet vetëm me pretendimet mbi ligjshmërinë e përfituesve të pronave private në Zvërnec.

Presidenti i Këshillit të BE-së u pyet për rëndësinë e transparencës mbi investimet strategjike pranë zonave ku ruajtja e standardeve europiane për mjedisin është kusht.

Antonio Costa theksoi lupën që në raste të tilla vendos Komisioni Europian.

Kryeministri Rama theksoi edhe një herë konkurrencën rajonale për projekte të tilla teksa tha se me këtë të Zvërnecit Shqipëria do të ketë një nga investimet më të bukura në Mesdhe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos