Nga AKSHI në ADS, Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, skemë e njëjtë me KAYO

Nga Anesti Barjamemaj
2 Qershor 2026, 15:00 | Politikë

Sali Berisha tha se krijimi i kompanisë shtetërore Albanian Digital Solution, është i paligjshëm pasi nuk është bërë më vendim qeverie.

“Për ADS-në nuk ka asnjë ligj dhe vendim qeverie që të përcaktojë veprimtarinë e saj. Të gjitha i janë lënë në dorë aksionarit kryesor të saj, AKSHI-t të Lindave famëzeza”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

Siç pohoi, kryetari i PD, do të duheshin një sërë vendimesh qeverie për përcaktimin e veprimtarisë së kësaj kompanie dhe të kompetencave të saj. “Nuk përcakton modelin e kontrollit, kush do e kontrollojë, si. Nuk sqaron regjimin e prokurimeve dhe çka është më e rëndësishme nuk shpjegon pse nevojitet kompania. E kuptoni pra që është krijuar një monstër për të vjedhur në mënyrë të pandalshme”.

Duke e cilësuar të ngjashme me KAYO-n Berisha akuzoi se me Albanian Digital Solution ka rrezik për kalim fondesh te privatët pa tenderim. “Aktet e themelimit e kompanisë i japin të drejtë të krijojë kompani në bashkëpunim me privatet pothuajse pa asnjë kufizim. Dokumentet e ADS janë thuajse identike me ato të KAYO dhe këto dokumente lejojnë që ADS të krijojë të njëjtën skemë si KAYO”.

Lideri opozitar një koment e kishte edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pranoi vetëm gjysmën e kërkesës së opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore. Sipas tij trupa kushtetuese ka zbatuar porosinë e Ramës, pasi nuk ligjëroi kërkesën e demokratëve për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen ish-zyrtarit të lartë të FBI-së McGonigal, pjesë e të cilës është dhe kryeministri Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos