Rama dhe Balluku prezantojnë projektin e gazifikimit: Ja pse zgjodhëm Korçën

Nga A2 CNN
19 Prill 2025, 13:17 | Politikë

Rama dhe Balluku prezantojnë projektin e gazifikimit: Ja pse zgjodhëm

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, morën pjesë në prezantimin e projektit të gazifikimit për qytetin e Korçës. Sipas ministres Balluku ky është një investim strategjik, në bashkëpunim me korporatën shtetërore azere SOCAR dhe me mbështetjen e Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliev, synon ndërtimin e një rrjeti modern për shpërndarjen e gazit.

Ministrja Balluku tregoi pse Korça u zgjodh si vendnisja e projektit. Sipas saj arsyet kryesore janë niveli i lartë i disiplinës së konsumatorëve, rëndësia e qytetit si një qendër turistike dhe zhvillimi i bujqësisë në rajon.

“Korça është një konsumator model që ka treguar sukses në çdo projekt pilot, ka paguar faturat rregullisht dhe është treguar bashkëpunues. Po ashtu, është ndër zonat me bujqësinë më të zhvilluar dhe me vëllim të lartë prodhimi,” u shpreh ajo.

Balluku foli edhe përfitimet që ky projekt do të sjellë për qytetarët dhe ekonominë lokale nga përdorimi i energjisë më të pastër dhe efikase, mbrojtja e mjedisit, ulje e konsiderueshme e kostove për familjarët dhe bizneset dhe zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe urban.

 

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos