Probleme me pajisjen PEI në Elbasan, inicident mes kandidates së PD dhe përfaqësues së PS në një qendër votimi

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 09:35 | Politikë

Pas më shumë se dy orësh nga hapja e votimeve, në Elbasan janë hasur probleme me pajisjen e identifikimit elektronik, pasi pajisja nuk lexon shenjat e gishtave. Nga qendra e votimit 237800, raportoi gazetarja e A2 CNN Belinda Ruçaj, e cila tha se aktualisht pajisja është vënë në funksion.

“Në këtë qendër nuk kanë votuar për shkak të problematikës së pajisjes PEI që nuk identifikonte asnjë prej qytetarëve. Qytetarët thonë se kanë paraqitur këtë problem te KQZ dhe tani pas dy orësh ka nisur votimi në këtë qendër. Nuk kanë munguar as rastet sporadike të qytetarëve që nuk e kanë gjetur emrin në listë”, raportoi gazetarja e A2 CNN.

Sipas saj edhe në dy qendra votimi në Elbasan ka pasur probleme me pajisjen PEI, e cila nuk ka funksionuar për rreth dy orë dhe puna ka vijuar më pas.

Gazetarja e A2 CNN raportoi gjithashtu se në këtë qendër është raportuar edhe një incident mes deputetes së PD-së Klodiana Capja dhe përfaqësueses së PS-së.

“Një tjetër situatë ku kandidatja e PD Klodiana Çapja ka qenë këtu dhe ka patur incident me përfaqësuesen e PS dhe pretendon se kjo punonjësve po ushtron presion mbi qytetarët dhe zgjedhësit”.

Në qarkun e Elbasanit janë mbi 331 mijë zgjedhës. Janë 4 KZAZ dhe 244 qendra votimi në bashkinë Elbasan.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos