Tedi Blushi: Vetëm duke votuar mund të zgjidhen hallet

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 09:53 | Politikë

Tedi Blushi: Vetëm duke votuar mund të zgjidhen hallet

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, pasi përfundoi procesin e votimit bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje, pasi, sipas tij, hallet e shqiptarëve "mund të marrin zgjidhje, vetëm duke votuar".

"Vota është themeli i lirisë, i dinjitetit dhe i fuqisë së qytetarëve. Demokraci do të thotë pjesëmarrje, ndaj apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje. Hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë, mund të marrin zgjidhje, vetëm duke votuar", tha Blushi, shkruan A2.

"Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të marrin pjesë në votime, të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen e tyre", shtoi Tedi Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos