Bllokohet procesi zgjedhor në dy qendra votimi në Finiq

Nga Edi Ruçi
11 Maj 2025, 09:04 | Politikë

Bllokohet procesi zgjedhor në dy qendra votimi në Finiq

Procesi zgjedhor është bllokuar në dy qendra votimi në Finiq. A2 CNN shkruan se është dashur ndërhyrja e Policisë Gjyqësore.

Procesi zgjedhor nuk ka nisur në Kardhikaq dhe Gravë, pasi komisionerët nuk kanë tërhequr materialet zgjedhore.

Si pasojë, votimi nuk ka mundur të fillojë në këto qendra.

Nga KZAZ nr. 92 është njoftuar se drejt zonës po shkon oficeri i Policisë Gjyqësore, i cili do të marrë në dorëzim materialet dhe do të referojë ngjarjen për ndjekje penale ndaj komisionerëve që nuk janë paraqitur për të kryer detyrën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos