Shehi pas votimit: Shoh shumë pak njerëz, dilni votoni!

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 09:19 | Politikë

Shehi pas votimit: Shoh shumë pak njerëz, dilni votoni!

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi nga koalicioni Djathtas për Zhvillim ka votuar në shkollën Osman Myderrizi në kryeqytet. Pas votimit ai shprehu shqetësimin për numrin e vogël të votuesve në këtë qendër dhe u bëri apel qytetarëve që të dalin në votime.

“Të jenë zgjedhje të qeta e të lira, kjo është e para. Të kenë kurajo të shkojnë të votojë siç e mendojnë. Ditë zgjedhjesh sot, nuk ka vend për propagandë. Dilni e votoni se shoh shumë pak nejrëz dhe ky është shqetësimi kryesor”, u shpreh Shehi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos