"Nëntori dhe dhjetori do jenë muaj të nxehtë"- Kuçana paralajmëron zhvillime të forta

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 22:41 | Politikë

"Nëntori dhe dhjetori do jenë muaj të nxehtë"-

Korrupsioni galopant i qeverisë Rama tashmë e ka ngritur furtunën te qytetarët, të cilët duhet të dalin të protestojnë për të drejtat e tyre në çdo shesh të vendit.

Kështu u shpreh pedagogia Ilirjana Kuçana në studion e Off the Record me Andrea Dangllin, e cila zbuloi se nëntori dhe dhjetori do të kenë zhvillime shumë të forta politike.

“Furtuna është ngritur. Qytetarët duhet të dalin se kanë çmimet më të larta të ushqimeve. Qytetarët kanë fëmijët, arsimi ka rënë, me orë të shkurtra, me mësues të alkoolizuar. Duhet të dalin për këto arsye dhe jo përse iku Veliaj. Të gjithë drejtorët e Ramës janë të korruptuar. Korrupsioni është kryefjalë në çdo institucion.

Mjafton të kthehesh dhe të shohësh numrat dy të Ramës, kandidatët për deputetë, që një pjesë janë me dosje penale. Për shkak të këtij korrupsioni galopant të Ramës, ka mungesa në arsim, shëndetësi për qytetarët. Shqipëria është në kushtet e mbijetesës. Duhet të shkojmë në çdo lagje, të trokasim në çdo derë dhe patjetër do të ngrihen në çdo qytet. Besoj se nëntori dhe dhjetori do të jenë muaj të nxehtë”, tha Kuçana në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos