"U ulëm në tavolinë me hajdutin", Kalaja kundër Berishës: Goditje për demokratët

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 21:36 | Politikë

Në emisionin “Off the Record” të Andrea Dangllit në A2 CNN, juristja dhe ish-kryetarja e Gjykatës së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, shprehu kritika të forta ndaj mënyrës se si po vepron opozita pas zgjedhjeve të 2025-ës dhe raportit të OSBE-ODIHR-it.

Kalaja deklaroi se për sa kohë Partia Demokratike e konsideron qeverinë si “regjim” dhe “narkoshtet”, nuk mund të ulet në tavolinë me të për marrëveshje politike. “Ne nuk mund të dalim keq në sytë e publikut. Luftuam për farsën zgjedhore, denoncuam blerjen e votave, krimin dhe bandat, dhe më pas u ulëm me hajdutin në bisedime. Kjo është jo vetëm kontradiktë, por edhe dëm për PD-në”, tha ajo në Off The Record me Andrea Dangllin.

Sipas Kalajas, çdo tentativë për marrëveshje midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, përfshirë ndryshime të mundshme kushtetuese, do të ishte “një goditje edhe më e rëndë për demokratët që kanë 12 vite në opozitë”.

Ajo theksoi se Partia Demokratike duhet të tregojë seriozitet përballë qytetarëve, duke zgjedhur rrugën e protestës si mjetin e duhur përballë një pushteti që “mbron krimin dhe paratë e drogës”.

“Për sa kohë që kundërshtarin e quaj regjim, nuk mund të ulem në marrëveshje me të në asnjë rrethanë. Protestat janë më e pakta që duhet të bëjë PD,” tha Kalaja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos