Zbulohet shuma marramendëse, ja sa fitoi “sherifi” LaCivita nga PD për zgjedhjet

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 20:56 | Politikë

Zbulohet shuma marramendëse, ja sa fitoi “sherifi” LaCivita nga

A2 CNN ka mundur të zbulojë pagesën që Partia Demokratike ka bërë për strategun Chris LaCivita për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas raportit financiar të PD të depozituar në KQZ shuma totale që është derdhur në llogarinë e kompanisë Advancing Strategies te Chris LaCivita është plot 1 milionë e 670 mijë dollarë.

Pagesat janë kryer në data 11 shkurt 2025, 16 mars 2025, 24 mars 2025, 26 maj 2025. Pagesa e fundit për LaCivitan ishte 15 ditë pas zgjedhjeve.

“Sherifi” LaCivita u bë një emër i lakuar gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, me mazhorancën që kërkoi gjithnjë transparencë për paratë me të cilat ai do të paguhej.

Ai doli në disa takime elektorale me kreun e PD, Sali Berisha ku bëri dhe akuza në drejtim të kryeministrit Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos