
Partia Demokratike do të nisë shumë shpejt një stinë të re protestash deri në rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.
Kjo ishte deklarata e demokratit Grigels Muçollari, i cili zbuloi në “Off the Record” vendimet e marra së fundmi në Kryesinë e partisë.
“Ne kemi kërkuar një analizë për zgjedhjet. Tani doli raporti i OSBE-ODIHR. Kemi gabime, por nuk jemi problemi. Ne duhet të themi si do të jemi zgjidhja. Raporti e faktoi ndërhyrjen e shtetit në mënyrë të dhunshme dhe manipulimin e vullnetit të zgjedhësve. Sot kryesia mori vendimin të vazhdojmë protestat deri në rrëzimin e Edi Ramës. Protesta është akt politik.
Nga momenti që kam ardhur këtu iu dëgjoj që fajin e ka opozita. Do të mbajmë protesta, hapjen e partisë dhe analizën që është një proces i brendshëm. Pati një diskutim të frytshëm. Patjetër do të ketë dhe nga ata që duhet të mbajnë përgjegjësi. Në PD të largon vota”, tha Muçollari në A2 CNN. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   