"Dyer të mbyllura në PD", Kalaja: Gafa më e madhe që pranoi votën e diasporës

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2025, 21:38 | Politikë

"Dyer të mbyllura në PD", Kalaja: Gafa më e madhe

Aktivistja Adriana Kalaja u shpreh skeptike për vendimet e sotme të kryesisë së PD, mes të cilave ishte analiza për zgjedhjet e fundit, riorganizimin i strukturave dhe rinisja e stinës së protestave.

E ftuar në Off the Record me Andrea Dangllin, Kalaja u shpreh se PD vazhdon të marrë vendime me dyer të mbyllura.

“Mendoj që PD që pas majit duhet ta fuste veten në analizë dhe riorganizim. Këto teoritë e hapjes i kam dëgjuar. Sa më shumë flasim për hapjen aq më shumë mbyllen. Të mos gënjejmë veten dhe as demokratët. Pse e kam kërkuar analizën që në maj, pa hequr denoncimet e Berishës, ato janë me fakte, i vërtetoi dhe OSBE. Po ne kishim probleme? Unë propozova dhe analizë të brendshme sepse kishim precedentë që e kishin dëmtuar PD. Basha nuk denoncoi manipulimet në 2021, zgjodhi enturazhin e vetë në pozicionet drejtuese. Në 2023 u morëm me denoncimin, me librin e zi dhe librin e kuq dhe nuk bëmë asnjë analizë”, tha Kalaja.

Po ashtu, Kalaja, e cila pak orë më parë dha dorëheqjen nga funksionet në parti u shpreh se gafa më e madhe e PD ishte që pranoi nën presion votën e diasporës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos