I pyetur ditën e sotme nëse Partia Demokratike e ka gati një emër për të garuar për kryetar bashkie në Tiranë, në rast se do të ketë zgjedhje të parakohshme pas arrestimit të Erion Veliajt, Sali Berisha nuk pati një përgjigje konkrete.
Ai falënderoi mjekun e njohur epidemiolog, njëherësh anëtarin e kryesisë së PD, Ilir Alimehmeti që ka shprehur sipas tij dëshirën për të garuar në rast zgjedhjesh, por nënvizoi se kandidati do të vendoset nga forumet e partisë.
“Ai nuk është atribut i Sali Berishës. I forumeve, kemi forume ne, nuk jemi kështu. Ka marrë fund ajo kohë. E përgëzoj zotin Alimehmeti që ka kërkuar me të drejtë”, tha Berisha. (A2 Televizion)