Nga mandati i Vullnet Sinës te statusi i Investitorit Strategjik, çfarë miratoi Kuvendi pas mesnate

Nga A2 CNN
31 Janar 2025, 10:46 | Politikë

Në një seancë maratonë Kuvendi miratoi aktin normativ të qeverisë, që i hap rrugë bonusit të pranverës për pensionistët. Bonusi do të shpërndahet për pensionistët në muajin shkurt.

Sakaq, Kuvendi miratoi edhe  shtyrjen e afatit të aplikimit për statusin e Investitorit Strategjik. Sipas ndryshimeve, aplikuesit kanë afat deri në dhjetor 2026.

Ndërkohë, dy çështje të rendit të ditës nuk morën votat e nevojshme për t’u miratuar.

Mandatit i deputetit socialist Vullnet Sinaj nuk do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, ku mazhoranca mbajti të njëjtin qëndrim si me Olta Xhaçkën.

Po ashtu Kuvendi nuk miratoi ngritjen e një komisioni hetimor për projektin zhvillimor të Portit të Durrësit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos