Nga Parlamenti te Bashkia, opozita zhvendos aksionin, i vihet zjarri gomave

Nga A2 CNN
17 Tetor 2024, 11:37 | Politikë

Nga Parlamenti te Bashkia, opozita zhvendos aksionin, i vihet zjarri gomave

Pas përplasjeve me gardistët, të cilët nuk lejuan deputetët e përjashtuar të PD-së të hyjnë në sallën e Kuvendit, ku po mbahet seanca e radhës, opozita e zhvendosi aksionin e saj të mosbindjes civile përballë Bashkisë së Tiranës.

Të pranishëm aty janë edhe Belind Këlliçi e Tedi Blushi nga Partia Lirisë, të cilët prej javësh kërkojnë largimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si i përfshirë në dosjen “5D”, shkruan A2.

Në hyrje të Bashkisë i është vënë flaka edhe dy gomave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos