Debate të ashpra ka pasur mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës dhe brenda sallës së Kuvendit, në seancë plenare.
E teksa deputeti demokrat Tritan Shehu ka denoncuar dhunën dhe rrethimin e Kuvendit me qindra gardistë dhe gardh hekuri, socialisti Pandeli Majko i kujtoi atij protestën e fundit, ku mbështetësit e opozitës hodhën bomba molotov selisë së PS.
“Grusht shteti! Po bllokohen deputetët. Janë edhe ata të padënuar dhe Garda nuk po i lejon të futen. Të vendoset rendi ushtarak në Kuvend. Ministër i brendshëm janë efektivët e tu ata. Kam që në ’91 deputet kjo nuk ka ndodhur kurrë”, tha Tritan Shehu, shkruan A2.
Teksa Majko tha: Shehu ka qenë këtu kur kreu i PS ka qenë në burg në Tepelenë. Nuk mendoj që është vendi për të kujtuar shumë nga e kaluara. Pse keni hedhur molotov në selinë e PS? Kjo nuk ka ndodhur as në ’97 kur shkëmbeheshin plumba, meqë folët për përgjegjësi politike”. (A2 Televizion)