Është përfshirë nga debati studio e Off the Record e Andrea Dangllit në A2 CNN mes drejtuesit të lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj dhe këshilltarit socialist Alfred Muharremi në lidhje me bilancin dhe rezultatet e qeverisë Rama në 13 vite pushtet.
Lapaj akuzoi qeverinë për mungesë investimesh të mëdha publike, duke deklaruar se gjatë kësaj periudhe janë administruar rreth 75 miliardë euro pa u përmbyllur projekte madhore.
Nga ana tjetër, Muharremi kundërshtoi këto pretendime, duke sjellë si shembull programet sociale të strehimit. Sipas tij, rreth 33 mijë familje kanë përfituar nga skema të ndryshme të strehimit dhe mbështetjes sociale. Ai tha se disa investime janë realizuar përmes programeve të rindërtimit dhe mbështetjes për familjet në nevojë.
Pjesë nga debati Lapaj-Muharremi
Lapaj: Edi Rama ka 13 vite
Muharremi: Kjo është puna që duhet ndarë njëherë e mirë. Fjala nga vepra ndryshon është një mal i tërë. Ti të lutem ke përfaqësues anëtarë të këshillit bashkiak? Të lutem ke anëtar përfaqësues të këshillit bashkiak të Tiranës se je parti e re. Kurse ajo lëvizje që zotëri ka përfaqësues unë realitetin zëri dhe duash në protokoll kërkoje në protokoll kërkoj sekretariatin e këshillit bashkiak të Tiranës. Kam unë e kam anëtar të asaj lëvizje e kam në këshillin bashkiak dhe vetëm vegjeton edhe flet. Nuk ka bërë një akt të shkruar e zeza mbi të bardhë për t'i propozuar këtij qyteti se çfarë do të ndryshojë. Një akt. Po tani kjo është pra e vërteta.
Të flasim bëj populist flasim sa të duash. Ne e kemi këtë liri. Unë nuk jam unë jam në media. Unë këtu mund të flas ç duash. Por mua më shoqëron akti vëlla. Çfarë bëj unë për qytetin tim? Çfarë bëj unë për vendin tim?
Ta marri me radhë.
Lapaj: Kjo qe parantezë edhe besoj është normale që duhet ta bëj çdo njeri sepse e vërteta është e vërtet. Ta marrim me radhë. Ju referove Edi Rama nuk prek njerëz. Tha kështu në protestë. Mua personalisht më ka proceduar gjashtë herë penalisht në tre muaj. Është fakt publik ky? Po apo jo? Është fakt. Pse? Se protestoja përballë kryeministrisë. Nuk prek njerëz, po policët e Edi Ramës mua personalisht më kanë çuar në spital me dhunë. Në tre muaj protestë aty para kryeministrisë arrestuan dhe proceduan penalisht 31 aktivistë për një total prej 150 veprash penale. 14 vepra penale vetëm mua. Çfarë dua të them? Ai bën atë që ka në dorë sa e ka në dorë pa të provojnë ata të përballen një moment me të atje dhe të them unë ti si do i bjerë ajo fasada dhe duhet ta bëjnë. Të provojnë të shohësh ti si do i bjer ajo fasada paqja mbi tokë. Tani ajo që dimë ne sot dhe faktet ne dimë sot dhe që janë të pakundërshtueshme janë që Edi Rama ka administruar mbi 75 miliardë dollarë që prej ditës që ka ardhur në pushtet. Të dalë një njeri dhe të më thotë një projekt të madh që ky njeri ka përfunduar me këto para. Një mo një të më thotë ka përfunduar këtë projekt të madh 75 miliard euro. Një
Muharremi: Programin e 33.000 i familjeve që sot kanë një strehë të sigurt edhe qëndrojnë të lumtur në shtëpitë e tyre.
Lapaj: Kush janë këto?
Muharremi: Familje që janë pjesë të programeve sociale, pjesë të familjeve të reja. Po pra do një program o zotëri? Unë po të them atë që di. 33.000 familje sot në gjithë Republikën e Shqipërisë i ke në shtëpitë e tyre të sigurta.
Lapaj: Si? Me kredi?
Muharremi: Jo jo fare, pra po duhet të kesh edhe informacion programin e strehimit social që vjen nga Ministria e Ekonomisë.
Lapaj: Si i blejnë këto shtëpitë të lutem?
Muharremi: Jo nuk është me financim me kredi, është nga Enti i Banesave. Po një minutë pra nga endi i banesave nga programi i rindërtimit të lutem ka ndërtuar endi banesave. Jo jo jo se dëgjojnë qytetarët.
Lapaj: Ka ndërtuar endi i banesave 33.000 banesa në Shqipëri në këto 13 vite?
Muharremi: Nga Enti Banesa programi i strehimit social i nderuar është shumë i gjerë pra ajo që unë do them programi social them enti i banesave të them programin e rindërtimit
Lapaj: Jo jo nuk është e vërtetë pra tani se je duke folur me një avokat përballë nuk je duke folur me një njeri që tani të lutem, nuk është e vërtetë.
Muharremi: Rindërtimi të lutem sa familje kanë hyrë?
Lapaj: Po rindërtimi nuk është një program i qeverisë shqiptare. Janë 1.2 miliardë euro që ende s'i keni përfunduar. Pse s'ua keni dhënë shtëpitë e dyqanet atje në Laç? Po atje në Durrës pse s'i keni ndarë?
Muharremi: Ke procese gjyqësore di shumë mirë.
Lapaj:Jo nuk ke dhënë 33.000 banesa. S'është e vërtetë. U ke dhënë çifteve të reja kredi me interesa të buta. Kurrë 33.000. Kurrë 33.000. Të lutem më lër ta mbaroj. Ajo që është e vërtetuar se s'dua të zgjatem se s'dua t'u marr kohë të tjerëve. Vetëm më lër ta mbaroj. Ajo që është e vërtetuar është 75 miliardë euro. Nuk ka një projekt të madh. Dy ikim. Porti nuk e di ta them a është më i vjetri në Europë, por që është nga më të vjetrit në Europë është e sigurt porti i Durrësit, ishte që ashtu të varfër rropa topa ne i kishim hedhur nja 2.53 miliard euro atje ndër vite. U dha me 1 euro zotëri që dikush të ndërtojë pallate dhe sot ne nuk kemi port mor zotëri dhe duhet ta bëjmë nga e para. Ky është fakt publik apo jo? Të lutem, në këtë republikë, në këtë republikë ne nuk kemi sot, nuk kemi sot një projekt ujë të përfunduar ku njerëzit të pinë ujë sipas standardeve të Bashkimit Europian. A ka qenë ky kryeministër që ka thënë: "Nëse unë nuk zgjidh problemin e ujit për katër vjet, përgjigjem personalisht. Të përgjigjet. Të lutem, të lutem. A u bënë protestat e studentëve? U bën protestat e studentëve vite më parë. Protestat e studentëve, dëshmimeve që ofroj një a ofroj një paketë zgjidhje për studentët me shtatë pika? Ju si media keni verifikuar? Ka realizuar ndonjë nga pikat zero. Asnjë. Sot studentët nuk kanë ende kartë studenti more. Ende nuk kanë kartë studenti. Zero mo zero mashtrues, mashtrues dhe ata njerëz janë në shesh atje.
(A2 Televizion)