“Dëgjova ankesat e dhjetëra bashkatdhetarëve”, PS nis Praninë Besnike në diasporë, Balla takime në Athinë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2026, 18:23 | Politikë

“Dëgjova ankesat e dhjetëra bashkatdhetarëve”, PS nis

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, bën me dije se ka zhvilluar mbi tre orë takime me dhjetëra bashkatdhetarë në Athinë, në ditën e parë të nismës “Prania Besnike në Diasporë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se ka dëgjuar nga afër shqetësimet dhe ankesat e shqiptarëve që jetojnë në kryeqytetin grek, duke u shprehur optimist se problematikat e ngritura do të marrin zgjidhje.

“Për mbi tre orë dëgjim me vëmendje, një për një, sy më sy, të dhjetëra bashkëatdhetarëve të Athinës, në ditën e parë të Pranisë Besnike në diasporë. Janë halle që kam besim që do të marrin zgjidhje, sepse deputeti këtë detyrë ka: të marrë ankesat e njerëzve dhe sipas ligjit tu kërkojë institucioneve përgjegjëse llogari pse nuk e zgjidhin hallin. Mos harroni brenda afatit 15 ditor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos