Replika para asamblesë, Veliaj operohet në 23 nëntor, Burgjet: Na falenderoi

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2026, 19:06 | Politikë

Pikërisht një ditë para mbledhjes së asamblesë së Tiranës, kryebashkiaku i kryeqytetit Erion Veliaj ka vijuar nga qelia e burgut shigjetimet ndaj kryeministrit Edi Rama. Në shkresën e fundit të publikuar në rrjetet sociale ai shprehet se nuk po i lejohet të kryejë operacionin në këmbë ndaj dhe ndihmën e kërkon nga drejtuesja e qarkut Fier Belinda Balluku.

Përgjigjen ndaj tij e dha drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e cila sqaron se në 6 nëntor u zhvillua konsultë mjekësore me Veliaj dhe prej atij momenti shërbimi shëndetësor po ndjek dëmtimin e kaviljes.

“Bazuar në ekzaminimin radiografik, mjeku specialist ka rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, pa evidentuar në asnjë rast elemente të urgjencës për ndërhyrjen”, thuhet në deklaratë.

Madje shtohet se në përfundim të vizitës, pacienti ka falënderuar ekipin mjekësor për kujdesin dhe trajtimin e ofruar.

Po ashtu saktësohet se Veliaj do operohet në datën 23 ndërsa burgjet shtojnë se nuk i takojnë këtij institucioni “të komentojë motivet e zotit Veliaj dhe as të përfshihet në polemika publike me të” dhe duke i kujtuar se kryebashkiaku është ndër 4,227 personat e paraburgosur dhe të dënuar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos