Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare në Kuvend. Deputetët e opozitës kërkonin që kolegët e tyre të mazhorancës të mos e merrnin fjalën gjatë punimeve të sotme.
Por, ligjvënësit socialistë kanë vijuar të flasin nga vendi, dhe kjo bëri që situata të përshkallëzohej. Ky i fundit ishte duke folur nga vendi në momentin kur situata u përshkallëzua në përplasje fizike.
Në kushte të kaosit në sallën e Kuvendit, kryeparlamentarja Lindita Nikolla u detyrua që të ndërpriste seancë, e cila vijoi me dyer të mbyllura.
Ndërkohë, mësohet se deputeti Nallbati u përjashtua nga seanca. (A2 Televizion)