Nis protesta e opozitës. Policia në gatishmëri, miraton vetëm dy orë tubim

Nga A2 CNN
11 Korrik 2024, 19:41 | Politikë

Opozita po mban një protestë mbrëmjen e sotme para godinës së Kryeministrisë, ndërsa mbi 1200 policë dhe forca të sigurisë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Në protestën e sotme, përveç Policisë së Tiranës janë angazhuar edhe efektivët e Repartit Shqiponja, si dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Kërkesa për zgjatjen e protestës është bërë për deri në orën 24:00, por është miratuar për deri në orën 22:00.

Protestuesit nisën marshimin e tyre rreth orës 20:20 dhe protesta nisi në orën 20:30.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos