
Kryeministri Edi Rama tha se nisja e punës për aksin Milot Balldren është një hap shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Shkodrës, Lezhës dhe gjithë veriut.
“Ky projekt do të lehtësojë lëvizjen, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do t’i japë një shtysë të re turizmit, biznesit dhe ekonomisë në Shkodër, Lezhë dhe gjithë veriun e vendit”, tha kryeministri përmes një postimi në Facebook, ku kishte postuar edhe fotografi nga projekti i aksit rrugor.
Të premten ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Enea Karakaçi, njoftoi se ishta shpallur fituesi i tenderit.
Aksi Milot-Balldren është pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian, i cili do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në të gjithë veriun e vendit, tha ministri. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )