"Këtë vend e bën shtet vetëm Partia Socialiste". Kështu është shprehur në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, këshilltari socialist Alfred Muharremi, në përgjigje të akuzave të drejtuesit të Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj. Sipas tij administrata punon 12 orë në ditë për integrimin europian.
“Sepse unë kam votuar për vizionin e Shqipërisë 2030 Bashkimin Europian dhe nga Bashkimi Europian për herë të parë në 13 muaj ka hapur 33 kapituj dhe ka hapur dhe procesin e mbylljes së kapitullit dhe unë nuk mund ta lejoj dot që ti edhe çdokush këtu të nëpërkëmbi një punën e një administrate pa parti që punojnë nga 12 orë dhe unë jam një nga ato procese nga 12 orë që punojmë në çdo fushë të drejtimit për ta dhënë imazhin, për ta çuar imazhin e Shqipërisë. më beso, ka njerëz të cilët japin shpirtin për të dhënë kontribut për fëmijët, për të dhënë kontribut për fëmijë të sëmurë, për të dhënë kontribut për pensionistët, për ato oficerë policie, për të gjitha”, u shpreh Muharremi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Në këto kushte ai thotë se nuk toleron që 300 veta apo ata që kanë abuzuar në sloganin e PS, të kthejnë Shqipërinë 10 vite mbrapa.
“Nuk mund të toleroj as 100 veta, as 200 veta, as 300 veta që në sloganin e një Partie Socialiste dhe në idealizmin e kësaj force politike që do e do këtë shtet për ta çuar përpara, ta kthejë Shqipërinë 10 vite mbrapa, sepse këta duan që të tërhiqemi qeveritë tranzitore na japin edhe këto teoritë tranzitore jo të demokraci dhe të gjitha. 100 veta që kanë abuzuar me besimin e Partisë Socialiste nuk përfaqësojnë Alfred Muharremin apo anëtarët e Partisë Socialiste. Ka 100.000 një anëtar PS”.
(A2 Televizion)