“Non grata e Berishës, sanksion për historinë e Shqipërisë,” Mediu: Dëmtimi i opozitës, një gabim fatal i DASH

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2025, 20:58 | Politikë

“Non grata e Berishës, sanksion për historinë e

Për Fatmir Mediun, “non grata” e Sali Berishës ishte një sanksionim i historisë së Shqipërisë në tërësi.

“Ne jemi një vend i vogël, padyshim që nuk iu bë vetëm zotit Berisha”, u shpreh kreu i Partisë Republikane teksa shtoi se vendimi ishte deri diku i influencuar duke marrë parasysh se kryedemokrati ishte tërhequr prej vitesh nga jeta politike.

I ftuar në “Off ther Record” nga Andrea Danglli, Mediu u shpreh po ashtu, se ky mekanizëm u përdor me tej pastaj edhe për të përçarë opozitën.

Por cili ishte roli që përfaqësia diplomatike në Tiranë pati në këtë çështje?

“Roli i ambasadës, kërkonte sipas gjykimit të tyre, që të kishte një opozitë tjetër që nuk drejtohej nga zoti Berisha. Dhe kjo ka qenë e deklaruar nga ana e ambasadës. Por nuk mendoj që duhet të jemi në politikën tonë që gjithmonë të kemi një ide që të krijojmë diçka artificiale. Raportet e individëve apo lidershipit politikë apo partive politike janë raporte të zgjedhjes së lirë dhe ndërhyrja në këtë zgjedhje të lirë, nuk mendoj se sjell ndonjë gjë pozitive,” shpjegon Mediu.

I pyetur nëse në këtë proces ka pasur gisht edhe kryeministri Edi Rama, Mediu thotë se roli që mori DASH në raport me opozitën, tregoi se para atyre që bënte qeveria mbyllej syri, ndërsa “opozita shihej si problemi më i madh.”

Dëmtimi i opozitës, sipas tij, në një vend të vogël si Shqipëria ishte një hap i gabuar dhe fatal.

“Nuk besoj që është personale, është një politikë e dirigjuar nga lart. Një frymë e majtë që u krijua në një periudhë të caktuar. Një frymë anti-konservatore kundër të djathtës e ndjekur nga ana e administratës  Biden,” theksoi Mediu duke shtuar se Ambasada në Tiranë është thjesht përcjellëse e politikave të Departamentit të Shtetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos