Nuk ishte mbledhje parlamentesh, por qeverish, Kalemaj: Rama u kujtua vonë për Gjykatën Speciale

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2024, 21:36 | Politikë

Nuk ishte mbledhje parlamentesh, por qeverish, Kalemaj: Rama u kujtua vonë

Edhe për politologun Ilir Kalemaj, mbledhja e dy parlamenteve të Kosovës dhe Shqipërisë në Prishtinë, u krye për hir të fushatave elektorale në dy vendet që do të zhvillohen pas pak kohësh.

Kalemaj përmendi në Çdo Kënd dhe fjalën e kryeministrit Rama për Gjykatën Speciale, duke e cilësuar atë si të vonuar.

“Ka filluar fushata elektorale. Kjo ishte një mbledhje e dy qeverive e kryer në sallë kuvendi. Kishte pak shkrirje akujsh në Vlorë. Kjo e sotmja për ata që nuk e ndjekin politikën, ishte një rrufe në qiell të hapur pasi u bashkuan dy vëllezërit. Rama përfiton elektoralisht, pasi një pjesë e tij e ka akuzuar se nuk bën sa duhet për Kosovën se mbështet Ballkanin e Hapur. Pse nuk e ka ngritur zërin më parë Rama për Gjykatën Speciale. Nuk pati produkt. Rama nuk kishte ndonjë nismë konkrete. Kishte një fjalim me shumë stilizëm dhe retorikë”, tha Kalemaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos