“Nuk ka të paprekshëm!”, ish-ambasadorja e BE-së reagon për arrestimin e Metës

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 14:20 | Politikë

“Nuk ka të paprekshëm!”, ish-ambasadorja e BE-së

Ish-ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, ka reaguar në lidhje me arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një postim në rrjetin social “X”, ajo shkruan se kjo është "reforma e drejtësisë me të gjithë forcën e saj", raporton A2 CNN.

“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm. Ky është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet”, shkruan ajo.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos