“Nuk keni parë akoma asgjë në Vlorë”, Rama tregon kur do të jetë gati dhe aeroporti

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 11:08 | Politikë

“Nuk keni parë akoma asgjë në Vlorë”, Rama

Gjatë takimit me operatorët turistikë në Vlorë, kryeministri Rama u shpreh se qyteti turistik do të ketë ditë më të mira, tashmë që puna për aeroportin po përfundon dhe kërkesa për të investuar në këtë zonë është rritur ndjeshëm.

Rama zbuloi se në maj mbyllet puna për pistën e aeroportit, teksa shpjegon se për Vlorën është shtuar interesi ndikuar dhe nga projekti për Sazanin dhe Zvërnecin.

“Brenda majit do të përfundojë pista. Po punohet me terminalet. Ka pasur probleme me furnizimet. Aeroporti do të përfundojë dhe do të kalojmë në nivel tjetër, pasi fluksi do të jetë dhe më i madh. Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit është në proces. Kemi shumë kërkesa për të investuar në Vlorë dhe të gjitha nuk mund të akomodohen nga ne. Duhet të akomodohen me pronarët, por kjo tregon që nuk keni parë gjë akoma për Vlorën. Do të bëhet një vend që do të rriten të ardhurat në mënyrë të jashtëzkonshme”, u shpreh kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos