Berisha deputet në dritare, Nikolla: Mungesa me arsye, nuk e humb mandatin

Nga Ervin Koçi
26 Qershor 2024, 16:02 | Politikë

Sali Berisha nuk humbet mandatin e deputetit. Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve Lindita Nikolla njoftoi drejtuesit e strukturave të institucionit se kishte arritur në këtë konkluzion pas një konsulte juridike me njohës të kushtetutës, duke e konsideruar mungesën6 mujore si me arsye. 

“Dua t'i japim fund spekulimeve. Qenia e një personi nën këtë masë nuk mund të konsiderohet si mungesë pa arsye në Kuvend. Jemi konsultuar me njohës të ligjit dhe Kushtetutës", tha Nikolla.

Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes, Gazment Bardhi iu drejtua kamerave për ta njoftuar këtë vendim duke kërkuar nga strukturat e parlamentit krijimin e kushteve që Berisha të marrë pjesë në punimet e Kuvendit.

Me këtë vendimmarrje mbyllet edhe dilema sa i takon mandatit të Berishës, që pavarësisht gjashtë muajve në arrest shtëpie, nuk cenohet. Por vendimi pritet të krijojë një precedent në raport me të ardhmen, në rastet kur parlamentarët mund të gjenden para masave shtrënguese që u kufizojnë lirinë e lëvizjes.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos