Numërohet 1/3 e votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 09:21 | Politikë

Numërohet 1/3 e votave të diasporës, PS sa dyfishi i PD

Teksa ka përfunduar numërimi i subjekteve, në KZAZ vijon hapja e votave të diasporës, e cila për herë të parë këtë herë u bë pjesë e procesit zgjedhor.

Në një numërim total të shfaqur në faqen e KQZ mund të shihet se deri në këto momente janë numëruar 79409 vota nga 194889 zarfe që janë dorëzuar nga jashtë.

Partia Socialiste aktualisht ka marrë 42492 vota ose 53%, teksa PD 22481 ose 28% të preferencave. Forcë e tretë nga emigrantëve shqiptarë renditet Nisma Shqipëria Bëhet e cila deri në këto momente numëron 6670 vota dhe pas saj Mundësia dhe Lëvizja Bashkë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos