Nurellari: Kur gjen kudo “mollë të kalbura”, problem është “bahçevani”

Nga A2 CNN
29 Shtator 2026, 21:25 | Politikë

Politologu Adri Nurellari komentoi skandalin e SHISH-it dhe sipas tij, “përtej përgjegjësisë individuale, këtu kemi një problem thelbësor”.

“Nëse ti shkon në çdo cep të kësaj bahçeje dhe gjen “mollë të kalbura”, në polici, në institucionet e inteligjencës, këtu problemi është i bahçevanit. Problemi nuk është më i shkëputur apo rastësor. Kopshtari që merret me mollët është problemi. Problemi thelbësor është që kështu funksionon i gjithë sistemi këtu”, tha Nurellari në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Ai shtoi se “kur korrupsioni është kaq i përhapur, nuk quhet më korrupsion individual, por sistemik”.

“Klientelizmi, patronazhizmi, nepotizmi, korrupsioni janë “modus operandi” në gjithë këtë. Është i gjithë shteti që funksionon në shërbim të një grushti njerëzish që janë afër pushtetit. Nuk kemi elementë tek-tuk, por masiv. Ajo që më habit më së shumti është se jemi në një fazë të mbylljes së kapitujve për anëtarësim në BE dhe jemi nën lupën e BE-së. SPAK ka treguar që nuk njeh më të paprekshëm dhe pyes veten se si nuk kanë frikë”, shtoi Nurellari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos