Objektivi i PS për diasporën, Rama synon 300 mijë vota të shqiptarëve që jetojnë jashtë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2024, 16:22 | Politikë

Vota e diasporës është fokusi kryesor i PS për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, me bindjen se mund të jetë elementi që do të bëjë diferencën në rezultatin elektoral të 11 Majit.

Edi Rama, në cilësinë e Kryetarit të PS mblodhi drejtuesit politik mëngjesin e së hënës në selinë rozë për të dëgjuar nga ata raportimet për zonat e tyre elektorale.

A2CNN ka mësuar se  Edi Rama ju ka vendosur socialistëve si objektivi për zgjedhjet e 11 majit,  300 mijë vota nga diaspora. Në dëgjesën për diasporën ishin të pranishëm online edhe kryetarët e bashkive të majta.

Ndryshe nga herët e tjera, burime për A2CNN bëjnë me dije se Erion Veliaj nuk ishte si pjesë e drejtimit politik të Tiranës, por mbledhjen e ndoqi në mënyrë virtuale si koleget e tjerë të bashkive.

Pasi morën porosi nga Rama që të kenë gati të gjithë censin e votës së diasporës para se të nisë procesi i regjistrimit nga KQZ për diasporën, socialistët u zhvendosen në mbledhjen e qetë të grupit parlamentar në kryesinë e Kuvendit.

Në takimin e fundit për këtë vit, mazhoranca tregoi vendosmërinë për të votuar në seancën e fundit parlametare të 19 dhjetorin për faljen e gjobave, pavarësisht kundërshtisë së PD.

Para se të marrin pushimet e dimrit socialistët dhe demokratë do të duhet të marrin rrugën për Prishtinë për të marrë pjesë në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendve Shqipëri-Kosovë që do mbahet në 20 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos