Gazetari Fatos Çoçoli duke folur për projektin e Zvërnecit, theksoi se projekti i bën mirë ekonomisë sonë, ndonëse shtoi se ai duhet të kalojë përmes një studimi mjedisor që plotëson kushtet e BE-së.
I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Çoçoli tha që kompania e përfshirë në projekt, ka përvojë të gjatë ndërkombëtare dhe renditet e 42-ta në botë sa i takon fuqisë ndërtuese.
Megjithatë gazetari përmend edhe pikëpyetje që kanë qytetarët lidhur me burimin e financimit të 4 miliardë eurove.
“Nëse ky projekt do gjejë një ditë dritën e realizimit, duhet të vijë me studim mjedisor, me të gjitha standardet që kërkon BE-ja. Këto janë parakushtet që ky projekt, që i bënë mirë ekonomisë sonë, të gjejë dritën e zbatimit. U konsultova, kompania që është regjistruar si degë e një kompanie me bazë në Doha të Katarit, është e 42-ta në botë për fuqinë ndërtuese. Është kompania e një miliarderi siriano-arab, familje shumë e njohur në Lindjen e Mesme, por jo vetëm. Është me bazë familjare, ka me dekada që punon. Me sa duket është e vërtetë ajo që Kushner, çifti, është përqendruar te Sazani me ndërtimin, ndërsa kjo pjesa tjetër do të merret…Sepse pyetja që qytetarët tanë, krahas gjithë pikëpyetjeve të tjera që kanë për ketë projekt, është nga do dalin këto 4 miliardë”. (A2 Televizion)