Shqipëria ka sot një mundësi historike për të qenë e barabartë mes të barabartësh në Europë. Kështu iu përgjigj kryeministri Edi Rama një prej ndjekësve në rubrikën “Sy m’sy”, i cili kërkonte program për rikthimin në Shqipëri. Sipas Ramës shqiptarët nuk mund ta humbasin shansin e anëtarësimit në BE.
“Ora nuk më mbeti te pasaporta europiane, por ora e historisë së vendit tonë ka qenë e lidhur me pamundësinë për të qenë të barabartë mes të barabartësh në këtë kontinent ku kemi bekimin të jemi në zemër të Europës dhe ku kjo zemër e Europës, Shqipërinë e ka pasur një vrimë ku shqiptarët kanë vuajtur dhe poshtëruar historikisht. Dhe sot ora e historisë sonë ka një mundësi historike. Pasi është hapur dera se kemi bërë më së miri detyrat tona, por edhe ata duan të na fusin për arsye që nuk lidhen me ne por janë gjeopolitike dhe ne nuk mund ta humbim këtë shans siç kemi humbur të tjera mundësi në të shkuarën. Kjo është beteja për të luftuar që këtë mundësi historike nuk mund ta humbasim”.
Sa i përket mbrojtjes së gjuhës shqipe, rama tha se qeveria e tij e ka futur në një nivel studimi që nuk ekzistonte.
“Gjuha shqipe duhet mbrojtur patjetër dhe ne do bëjmë shumë punë në shkolla. E di ti që gjuha shqipe ishte hequr nga programi dhe ne e futem në një nivel të studimit që nuk ekzistonte më”.
Ndërsa atyre që i thanë se nuk i intereson anëtarësimi në BE dhe që merret me bufin e kënetës Rama iu përgjigj se atë e mbani ju në krye të opozitës, ndërsa berishën e akuzpio s epo mabn peng një forcë politike që lindi si shpresë dhe sot është kënetë.
“Po mban peng një forcë të tërë politike që lindi si shpresë dhe sot është kënetë. Nëse nuk do ta doja në BE, nuk do të harxhoja asnjë sekondë nga jeta ime, dhe jo më duke u marrë me të verbrit dhe të shurdhuarit nga zhurma e qua-qua-qua se janë të prekur se unë merrem me bufin. Në fakt unë nuk merrem me të, por ju që e mbani akoma aty. Unë thjesht konstatoj atë që sheh shumica e shqiptarëve që në krye të opozitës së ashtuquajtur është një buf kënete dhe që opozita është e gjitha tërësi krijesash në një kënetë të madhe politike dhe mediatike”.
(A2 Televizion)