Pallati i djegur, reagon Rama: Do të rindërtohet 100 për qind nga vet ndërtuesi. Sigurimi i shtëpisë, i domosdoshëm

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 10:25 | Politikë

Pallati i djegur, reagon Rama: Do të rindërtohet 100 për qind nga

Kryeministri Edi Rama bëri me dije sot se pallati që u dogj dje në Tiranë do të rindërtohet 100 për qind nga vet ndërtuesi, edhe pse shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin.

Në një reagim në rrjetin social X, Rama theksoi se qytetarët e dëmtuar nuk do të lihen vetëm, ndërsa nënvizoi edhe rëndësinë e sigurimit të banesave.

Pallati që u dogj dje në Tiranë, do të rindërtohet 100% nga vetë ndërtuesi, pavarësisht se nga të dhënat paraprake shkaku i zjarrit s’ka asnjë lidhje me vetë ndërtimin! Sepse ne nuk mund t’i lemë vetëm njerëzit e dëmtuar në pronën e tyre dhe nga ana tjetër, taksapaguesit nuk mund të paguajnë një dëm të cilin duhet ta paguanin sigurimet - rast kuptimplotë për të kuptuar të gjithë se sigurimi i shtëpisë nga fatkeqësitë është i domosdoshëm. Gjithësesi, të gjithë familjarëve të dëmtuar u them të ndjehen të qetë nga kjo anë dhe iu uroj vetëm shëndet, duke falenderuar nga zemra zjarrfikësit e forcat e rendit për punën heroike në shpëtimin e të gjitha jetëve të rrezikuara”, shkruan Rama në “X”.

Si pasojë e ngjarjes së rëndë 11 persona mbetën të lënduar, dhe 30 apartamente u dogjën, ndërkohë që autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos