“Pamjet e arrestimit u shpërndanë nga SPAK”, Blushi: Donin dhe servirën një show

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 16:45 | Politikë

“Pamjet e arrestimit u shpërndanë nga SPAK”, Blushi: Donin

Për Tedi Blushin, arrestimi i Ilir Metës iu është ofruar shqiptarëve si një showdhe këtë gjë e vërteton dhe videoja që sipas tij u bë nga struktura kriminale e SPAK.

Ai shtoi se Struktura e Posaçme nuk guxon t’iu përmendë emrin atyre që po vjedhin Shqipërinë çdo ditë.

“Meta është shkëlqyeshëm. Pamjet që ju patë dhe që panë shqiptarët u shpërndanë nga struktura kriminale e SPAK e cila u kujdes që ta servirte si një show. Fakti që këta u kujdesën që të organizonin këtë shfaqje tregon se sa kriminale është Prokuroria e Posaçme, e cila nuk guxon t’iu përmendë emrin atyre që janë duke vjedhur qindra milionë euro”, tha Blushi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos