“Socialistët e nënës dhe opozitarët e njerkës”, Gjokutaj: Kjo është një task forcë për të goditur opozitën para zgjedhjeve

Nga A2 CNN
21 Tetor 2024, 16:41 | Politikë

“Socialistët e nënës dhe opozitarët e

Avokati Genc Gjokutaj tha se arrestimi i Ilir Metës është bërë për t’i dhënë goditje politike opozitës para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, shkruan A2 CNN.

“E shikoni çfarë bën Edi Rama? Ka gjysmën e qeverisë në burg. Të vetët janë të akuzuar për shpërdorim detyre, që të mos iu preket pasuria. Pra socialistët e nënës dhe opozitarët e njerkës. Nuk është kjo drejtësia e re. Këta janë një task forcë që është krijuar për të goditur opozitën para zgjedhjeve. Keni parë ndonjë vetën tjetër në botë që të fusë të gjithë drejtuesit e opozitës në burg”, tha Gjokutaj në një konferencë për mediat.

“Enver Hoxha nuk ka prekur gjë me dorë vetë. Jepte urdhër dhe njerëzit pushkatoheshin. Meta nuk ka qenë kurrë i pandehur. Është thërritur gjithmonë si person në dijeni, nuk ka qenë i pandehur”, shtoi Gjokutaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos