Ilir Meta tha se gati 70% e personave në burgje janë të paraburgosur, shifër sipas tij gati 2-3 herë më e lartë se në vendet e Bashkimit Europian dhe rajonit.
“Po kështu, shumica “harrohen” të hetohen dhe periudha e paraburgimit shkon me vite, krejt në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Para pak ditësh këtu humbi jetën një qytetar i cili kishte probleme të rënda shëndetësore e nuk duhej të mbahej këtu, por në spital apo familje që dikush të kujdesej. Raste të tilla ka plot, por lajmi bëhet vetëm kur ndodh “dënimi” me vdekje”, tha Meta në një intervistë ekskluzive në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.
“Qëndrimi ndaj meje pastaj është i qartë për të realizuar një izolim total social, që nga pamundësia për të marrë pjesë në aktivitete të përbashkëta sportive apo shoqërore e deri te ndalimi i komunikimit me deputetët e Partisë së Lirisë dhe drejtuesit e saj, apo me gazetarët”. (A2 Televizion)