“Rama me skenarin serb”. Këlliçi sulmon Lapajn dhe Shabanin: Donit përçarjen e PD

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 20:39 | Politikë

Belind Këlliç sulmoi partitë e reja që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, pasi i quajti pjesë të planit të Ramës për të përçarë opozitën.

“Qytetarët shpresën te PD-ja e kanë. Nuk e kanë as te forca të tjera që thoshin do marrim 71 mandate dhe në fund zihen se kush do të marrë një mandat, apo as te forcat ë tjera që ngrihen si forca për të çarë opozitën”, tha Këlliçi në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

“Të gjithë pseudoforcat e reja që janë ngritur. I ka ngritur Edi Rama, pse kush?! Pjesa dërrmuese e skemës politike sot ndiqet nga një plan i Edi Ramës për të fraksionuar opozitën, për të ndjekur modelin e Serbisë, për të krijuar një opozitë me 7-8, me 10 parti, të cilat nuk bëjnë kurrë koalicion dhe nuk vijnë kurrë në pushtet. Ka forca që dukshëm janë krijuar për të hequr vota dhe mandate nga opozita dhe PD”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos