“KQZ levë e Qeverisë”. Këlliçi: Noter për epshet elektorale të Ramës

Nga A2 CNN
27 Korrik 2025, 20:13 | Politikë

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, akuzoi publikisht Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se është thjesht noteri i Kryeministrit Edi Rama, pasi certifikoi zgjedhjet e 11 majit.

“Nuk besoj se ka pasur njeri dyshim për vendimin e KQZ, është paradhoma e Kryeministrit dhe levë e Qeverisë. Pra e gjithë kjo betejë e bërë nga Partia Demokratike, faktet e bëra publike, videot, fotot, e të gjitha, nuk besoj se ka pasur ndonjëherë ndonjë qëndrim nga ana e PD që do të reflektonte KQZ. Ajo është aty noter, për epshet elektorale të Edi Ramës dhe këtu mbyllet kjo histori”, tha Këlliçi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN.

“Ne këtë po e bëjmë pikësëpari për shqiptarët, dhe mbi të gjitha për misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it, që ende kanë kohë për të përpiluar raportin përfundimtar për zgjedhjet dhe të gjithë të shohin. Jemi në 27 korrik dhe po flasim akoma për farsën elektorale”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos