“Partitë e mëdha po e pengojnë”, Shehi: Kërkojmë që votimi dhe numërimi elektronik të bëhet në Tiranë

Nga A2 CNN
18 Tetor 2024, 15:29 | Politikë

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi pohoi dhe njëherë se forca politike që ai drejton preferon votim dhe numërim elektronik në qarkun e Tiranës por sipas tij, partitë e mëdha po e pengojnë një gjë të tillë.

Shehi tha se votimi dhe numërimi elektronik duhet për dy arsye, për të shmangur vjedhjen e votave nga komisionerët dhe për të pasur sa më shumë drejtësi në numërim, shkruan A2.

“Sistemi u provua, funksionon. Ka defekte si të gjitha sistemet e tjera, por ia vlen të votohet njëherë ndryshe në Shqipëri. Ne do ta mbrojmë deri në fund, por po e denoncojmë që sot se po i vinë vërdallë që të mos bëhet në Tiranë.

Së pari, do të heqë nga puna ushtrinë e zullumqarët e vegjël, plus nuk është demokratik ky sistem, pasi partitë e vogla nuk kanë mundësi për komisioner”, tha Shehi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos