Begaj dhe Mattarella vizitojnë komunitetin arbëresh në Siçili

Nga A2 CNN
18 Tetor 2024, 12:07 | Politikë

Begaj dhe Mattarella vizitojnë komunitetin arbëresh në

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe homologu italian Sergio Mattarella mbërritën në "Piana degli Albanesi" në Palermo për një vizitë në komunitetet arbëreshe në Siçili.

Mediat italiane bëjnë të ditur se ata u pritën nga presidenti i Rajonit Renato Schifani, kryetari i Bashkisë së Palermos Roberto Lagalla dhe prefekti Massimo Mariani dhe kryetari i bashkisë së Pianës Rosario Petta dhe një kor fëmijësh të veshur me veshje tradicionale shqiptare.

Pas takimit të Bajram Begajt dhe presidentit të Republikës Mattarella në Piazza Vittorio Emanuele, është planifikuar një ecje në këmbë drejt muzeut të kulturës arbëreshe “Nicola Barbato” dhe një vizitë në muze, raporton A2.

Më pas dy presidentët do të zhvendosen në katedralen e San Demetrio Megalomartire për takimin në teatrin e Seminarit, në fund vendosjen e një kurore me lule në Portella della Ginestra. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos