Von der Leyen vjen në Tiranë, ja arsyeja

Nga A2 CNN
18 Tetor 2024, 14:37 | Politikë

Von der Leyen vjen në Tiranë, ja arsyeja

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të vijë në Shqipëri më 23 tetor, shkruan A2 CNN. Sipas njoftimit zyrtar të Komisionit Europian, Von der Leyen do të takohet me Kryeministrin Edi Rama në të njëjtën ditë, ndërsa do të mbajë një fjalim në ceremoninë e përurimit të Kolegjit të Europës në Tiranë.

Një ditë më pas, Von der Leyen do të zhvillojë edhe një takim me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa menjëherë më pas do të niset për në Maqedoninë e Veriut ku do të takohet me autoritetet më të larta shtetërore atje.

Së fundmi, Shqipëria ka qenë temë diskutimesh edhe në tryezat e punës së Bashkimit Europian, për shkak të nisjes së zbatimit të marrëveshjes Rama-Meloni për dërgimin e azilkërkuesve nga vendet e treta në Shëngjin, shkruan A2 CNN. Aty do të verifikohet kërkesa e tyre para se të merret vendimi për t’i dërguar në Italia apo për t’i kthyer në vendet e origjinës.

Vetë Von der Leyen ka shprehur mbështetjen e saj për këtë marrëveshje, ndërsa Spanja dhe Franca kanë treguar rezerva ndaj saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos